Kosova

Arrestohen tre vetë, rrugës shtinë me armë në njëri – tjetrin

Në magjistralen Prishtinë – Ferizaj të shtunën pasdite tre burra kishin nisur një konflikt pas një mosmarrëveshjeje ku janë përdorur edhe armët.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja të kalibrit 7.65 milimetra, ndërsa njërit prej të dyshuarve i janë konfiskuar dy armë, njofton policia.

Pas intervistimit nga policia, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhrin e prokurorit.

Komentoni