Bota

HRW: Autoritetet ruse e kanë shtuar keqtrajtimin kundër tartarëve

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), me seli në Nju Jork, thotë se autoritetet ruse në Krimenë e okupuar, e kanë “intensifikuar keqtrajtimin” e tartarëve të Krimesë për shkak se ata e kundërshtojnë aneksimin e këtij rajoni të Ukrainës, në vitin 2014.

Në raportin e publikuar sot, HRW thotë se “autoritetet ruse dhe ndihmësit e tyre e kanë keqtrajtuar, frikësuar kërcënuar dhe detyruar të largohet, komunitetin tartar të Krimesë dhe mbështetësit e tyre, përfshirë gazetarët, blogerët, aktivistët dhe të tjerët”.

Kjo është bërë “me bastisje joligjore të shtëpive të tyre, sulmeve fizike dhe zhdukjeve të detyrueshme”.

Në raport, po ashtu, thuhet se ankesat e bëra tek autoritetet e imponuara ruse “nuk janë hetuar efektivisht”.

“Autoritetet ruse në Krime në mënyrë të vazhdueshme i kanë ndjekur tartarët e Krimesë për shkak të kundërshtimit të tyre të zëshëm ndaj okupimit të Rusisë, prej se ai filloi në vitin 2014”, tha Hugh Williamson, drejtor në HRW për Evropë dhe Azi Qendrore.

“Ata i kanë porterizuar tartarët e Krimesë, që janë politikisht aktivë, si ekstremistë dhe terroristë, shumë prej tyre të detyruar për tu larguar nga vendi dhe autoritetet veprojnë ashtu që ata që vendosin të mbesin, asnjëherë të mos ndihen të sigurt për ta shprehur mendimin e tyre”, tha Williamson.

Komentoni