Lajme

Hoxhaj takon homologët e shteteve njohëse, kërkon mbështetje për betejat e ardhshme diplomatike të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar me takime në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, ku në fokus ka pasur shtetet me gjeografi të ndryshme globale nga Evropa në Afrikë të cilat e kanë njohur Kosovën. 

Qëllimi i takimeve ka qenë që të iniciohet një etapë e re e marrëdhënieve me këto vende të cilët e kanë njohur Kosovën por që kanë mundësi dhe interes edhe për fusha të tjera të bashkëpunimit.

Në takimet me homologët nga vendet si Senegali, Lesoto, Malta, Kuvajti, Gana dhe Emiratet,

Hoxhaj ka ngritur nevojën për ta ndihmuar Kosovën në procesin e njohjeve, anëtarësimit në organizata dhe në forcimin e lidhjeve bilaterale. 

“Tashmë jo vetëm procesi i njohjeve të reja është prioritet për shtetin e ri të Kosovës. Por që si me këto vende që kanë njohur të zhvillojmë edhe më tej marrëdhënie dhe që ta ndihmojnë Kosovën në procesin e konsolidimit ndërkombëtar dhe shtrirje së sovranitetit të Kosovës. Kam besim në përkrahjen e miqve kudo në botë” ka thënë Hoxhaj. 

Në takime të përbashkëta, Hoxhaj me Kryeministrin Isa Mustafa, kanë takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, si dhe takime të tjera me përfaqësues të Ligës Arabe, Omanit dhe vendeve tjera. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*