Kosova

Hoxhaj takon Albright-in, falënderon për përkrahjen dhënë Kosovës

Vazhdon agjenda e ngjeshur e kryediplomatit Enver Hoxhaj, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku gjatë ditës së sotme ai ka takuar edhe ish Sekretaren e ShBA-ve, zonjën Albright.

“Gjithmonë kënaqësi e madhe ta takoj ish Sekretaren Albright. E falënderova për përkrahjen të parezervë dhënë Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor” ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Në takimin e Global Clinton Initiative, Hoxhaj ka takuar edhe shumë personalitete të tjera botërore si ish- Kryeministrin grek, Papandreu, Presidentin e Malawit, ish-Presidentin Clinton dhe të tjerë.

Komentoni