Kosova

Hoxhaj: I kemi 60 deputetë, na duhet vetëm edhe një votë

Enver Hoxhaj i PDK-së ka thënë se i kanë vetëm 60 deputetë dhe se për ta bërë Kuvendin dhe Qeverinë duhen 61 deputetë.

Ai pas përfundimit të seancës ka thënë se kërkojnë më shumë kohë që ta tejkalojnë këtë situatë, raporton Express.

“Kërkojmë më shumë kohë se si ta kalojmë këtë situatë që PAN ta ushtrojë të drejtën e tij për ta sjell kandidatin për kryeparlamentar. Kjo është situata reale, na duhet edhe disa ditë kohë.

“Ne besojmë që në ditë të reja të ketë edhe zhvillime të reja. Apeli im ishte real që ta tejkalojmë këtë situatë dhe të ecim përpara”, ka shtuar ai.

Komentoni