Kosova

Hoxhaj e Daçiq në drekë `ballë për ballë` në New York

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, është dashur të drekojë përball homologut të tij serb, Ivica Daçiq.

Të dy këta ministra, në shoqërim edhe të homologëve tjerë të rajonit, kanë qenë të ftuar nga ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurz.

Në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, thuhet se “Hoxhaj ka marrë pjesë në drekën e shtruar nga ministri i jashtëm austriak për ministrat e jashtëm të Ballkanit ku është diskutuar për sfidat rajonale dhe evropiane të viteve të fundit”.

Komentoni