Kosova

Hoxha e përkushtuar për të përkrahur KQZ-në

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve znj. Valdete Daka.

Në takim, ministrja Hoxha falënderoi kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për angazhimin dhe punën e deritanishme, njëherësh shfaqi përkushtimin e saj për thellimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Znj. Daka e informoi Ministren Hoxha për punët e deritashme, objektivat dhe sfidat me të cilat përballet KQZ-ja, ndërsa kërkoi nga ministrja që koordinimi dhe bashkëpunimi i deritanishëm të vazhdojë edhe më tutje.

Me këtë rast, ministrja Hoxha theksoi se është e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes dhe ndihmës institucionale në përballimin e sfidave, ndërsa kërkoi që transparenca, llogaridhënia, efikasiteti dhe informimi i qytetarëve të jenë prioritete kyçe në vazhdimin e punëve. /KI/

Komentoni