Kosova

Hoti: Shpend Ahmeti dështues i projekteve dhe keqmenaxhues i buxhetit

Asnjë nga projektet që janë bërë në komunën e Prishtinës nuk janë përgatitur nga Shpend Ahmeti. Kështu tha sot në një konferencë për media, Avdullah Hoti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas Hotit, kryetari aktual i Prishtinës po krenohet me projekte e LDK-së. Ai përmendi autobusët e rinj, kampusin e universitetit e planifikimin e buxhetit.

“Kemi ardhur të përgënjeshtrojmë disa deklarime të kryetarit të Prishtinës. Unë ju informoj se projekti i autobusëve nuk është projekt i ri i Shpend Ahmetit, por është projekt që ne sa kemi qenë në qeverisje kemi kryer fizibilitetit”.“Edhe projekti i parkingut të fakulteti filologjik është projekt i LDK-së. Ju informojë që ky projekt është trajtua në komunitetit për partneritet publiko privat.

Projekti ka përfshirë një parking nëntokësor dhe një qendër tregtare. Vërejtje ka qenë që qendra komercial e të hiqet nga projekti. Mashtrimi i tretë është me leje ndërtimore.

Është një gënjeshtër e madhe. “E katërta është buxheti i komunës është një keqmenaxhim ekstrem dhe për këtë kanë vuajtur qytetarët e Prishtinës për shkak të kësaj qeverisje të dobët Shpend Ahmeti nuk ka mundur të realizojë plot projektet për komunën e Prishtinës. Përveç kësaj projektet kapitale nuk janë realizua sepse nuk ka pasur të hyrat vetanake.

Janë 25 milionë euro të pa inkasuar. Asnjë projekt që e shihni në komunën e Prishtinës nuk është përgatitur e planifikuar nga Shpend Ahmeti”.

Hoti gjithashtu tha se janë një varg arsye pse qytetarët e Prishtinës nuk do të votojnë Ahmetin në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen këtë të diele.“Ai të dielën e kryen mandatin e tij duke mos lënë asgjë pas përveç kileve dhe kunxhave. Shpend Ahmeti ka shfaqur racizëm dhe diskriminim ndaj qytetarët”.Hoti u shpreh optimistë se kandidati i LDK-së Arban Abrashi do të fitoj në zgjedhjet që do të mbahen të dielën.

Komentoni