Ekonomi

Hoti përgëzon doganën

Ministri i Financave Avdullah Hoti vizitoi Doganën e Kosovës ku u prit nga ushtruesi i detyrës së drejtori të përgjithshëm z. Fahri Gashi dhe menaxhmenti I lartë i Doganës se Kosovës.

Ministri Hoti edhe gjatë kësaj vizite shprehi përkrahjen për punonjësit e doganës dhe i falënderoi ata për rezultatet e arritura, kjo përkrahje nuk do te mungoj asnjëherë ku behet fjalë për ruajtjen e integritetit të oficereve doganor dhe stafit udhëheqës të saj. Ndërsa për zgjedhjen e drejtorit tha se çdo gjë do të shkoi sipas ligjeve në fuqi.

Nga ana tjetër U.D. i drejtori të Përgjithshëm z. Fahri Gashi theksoi se “Dogana do të vazhdoi me performancë të lartë dhe me zbatimin e detyrave të saj, dogana gjithmonë ka qenë një organizatë kredibile dhe e aftë për të përmbushur obligimet ligjore”. /KI/

Komentoni