Kosova

Hoti: Letrat në Prokurori, hapi më i madh i Presidentit Thaçi

Zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rexhep Hoti ka thënë se paraqitja e katër letrave në Prokurorinë e Kosovës, nga Presidenti Thaçi për zbardhjen e vrasjeve gjatë dhe pas luftës, është hapi më i madh që ka bërë deri tani.

Sipas Hotit, tani është koha që të veprojë shteti i së drejtës që të zbardhen rastet deri në fund, njofton Klan Kosova.

Presidenti Thaçi mund ta dijë arsyen pse në këtë periudhë. Por ky është hapi më i madh, ndaj këtyre çështjeve që nga masakra e Jasharajve, rastet e krimeve të luftës e deri tek vdekja e Presidentit Rugova”. 

Ai tha se është koha që shteti i së drejtës t’i hyjë kësaj çështje e të zbardh rastet deri në fund.

“Punët e mëdha nuk kryhen vetëm prej njerëzve që kanë kompetenca. Por gjithmonë njerëz të mëdha bëjnë punë të mëdha. Më vjen shumë mirë që Presidenti i Kosovës ka prek pika të ndjeshme për të përfunduar në drejtësi”.

Sipas Hotit, drejtësia në Kosovë, pas luftës ka vepruar në mënyrë të veçantë, e për këto 17 vjet të luftës që ka përfunduar, vendi ka arritur një kapacitet për të trajtuar me çështje të drejtësisë.

“Nuk është detyrë zotit Thaçi është e organeve të drejtësisë. Vrasjet politike dhe atentatet që kanë ndodh në Kosovë pas luftës, kanë lënë hapësirë për diskutim. Ne mund të merremi me çështjet tjera, masakrat që kanë ndodhë, vrasësit ndodhen në shtetin fqinj etj. Ne duhet të veprojmë si një shtet dhe kjo është e gjitha”, tha ai.

“Vrasjet janë shumë të vërteta, vrasjet janë vënë në shërbim të politikës. E vet politika që është bërë në emër të vrasjes është manipulim politik. Ne pas luftës jemi të interesuar të jetojmë një jetë normale. E funksionimi i shtetit të së drejtës është diçka shumë e nevojshme”, tha Hoti

Sipas tij, letrat inkurajuese të Presidentit janë shumë të nevojshme, sepse EULEX, nuk ka bërë shumë ndryshime.

“EULEX i ka pas të gjitha, nuk e di pse nuk ka bërë ndryshime. Të gjitha mjetet që EULEX ka kërku u janë ofruar që të vihet ligji në vend”, tha Hoti.

Komentoni