Lajme

Hoti falënderon BB-në për miratim të kredisë për sistemin dhe kanalin e ujitjes të Iber-Lepencit

Ministri i Financave Avdullah Hoti falënderon Bordin Ekzekutiv të Bankës Botërore për miratimin e kredisë për sistemin dhe kanalin e ujitjes të Iber-Lepencit. Kjo kredi është negociuar për javë të tëra nga ekipi i kryesuar nga Ministria e Financave dhe pjesëmarrës nga MZhE, MAPH dhe ndërmarrja publike.

Vlera totale e marrëveshjes është 22 milionë euro. Nga kjo shumë, përmes një marrëveshje të veçantë që do të nënshkruhet në mes të Ministrisë së Financave dhe Ibër Lepenc Sh.A. 15 milionë euro do të nën-huazohen tek Ibër Lepenci kurse pjesa e mbetur në vlerë 7 milion euro mbetet tek Qeveria e Kosovës. 

Kredia është në euro, me normë interesi 1.40%, grejs periudha 5 vite, kthimi i kredisë 20 vite. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*