Lajme

Hoti: Buxheti për vitin 2017, 2 miliardë euro

Kosova për vitin 2017 do të ketë buxhetin 2 miliardë euro. Për vitin 2016 buxheti ka qenë rreth 1 miliard e 600 milionë euro.

Kështu tha ministri i Financave, Avdullah Hoti sot në dëgjimin publik të organizuar nga Ministria e Financave për  projekte- buxhetin e vitit 2017.

Në këtë diskutim përveç ministrit Avdullah Hoti po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile si dhe palë të tjera të interesit.

Ministri i Financave tha se nga rritja e buxhetit do të ketë 50 përqind rritje të investimeve kapitale dhe 5 përqind për shpenzime.

Ai tha se janë në proces të finalizimit të buxhetit që  deri në fund të muajit tetor të shkoj në Qeveri për miratim.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*