Kosova

Historianët e Deçanit dënojnë sulmin ndaj RTK-së

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet kësaj komunikate për media, dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Radio Televizionit Shtetërorë të Republikës se Kosovës (RTK).

“Ne, ju bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të kryen të gjitha hetimet dhe ata që kanë kryer këtë vepër anti demokratike dhe anti kombëtare të dalin para drejtësisë.

Shprehem të shqetësuar për këtë akt dhe ndaj friken e përkeqësimit të situatës se sigurisë në terë territorin e Republikës se Kosovës, andaj ne e përsërisim qëndrimin tone se na duhet unitet i përgjithshëm për gjitha zhvillimet në Kosovë”, thuhet në reagimin e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan.

Tutje vazhdon reagimi se mbesim të bindur që sulmi kundër RTK-së, do të jetë i fundit kundër lirisë se shprehjes në Kosovë.

“Radio Televizioni i Kosovës, është vlera e jonë e  përbashkët. Është medium i cili është ngritur dhe po mbahet gjallë nga vet populli i jonë, andaj ky sulm është sulm kundër vet popullit tonë.

Sulmet kundër gazetarëve dhe shtëpive mediale në Kosovë janë sulme që janë kundër vlera fondamentale të lirisë dhe pavarësisë se Republikës se Kosovës”, thuhet në reagimin e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan.

Komentoni