Lajme

Historianët e Deçanit bëjnë thirrje për mos votim të demarkacionit

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet një komunikate për media, kanë bërë thirrje që demarkacioni i kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, të mos votohet në këtë gjendje.

Në njoftimin e tyre thuhet se duhet të gjendet një konsensus i plotë nga gjitha fushat si nga politika e jeta akademike.

“Ne, u bëjmë thirrje institucioneve politike se në këtë çështje duhet marrë edhe mendimin e Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Institutit të Historisë se Kosovës,  Institutit Albanologjik si dhe Katedrës se Gjeografisë pranë Universitetit të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Ata kanë kërkuar që të gjendet zgjidhja për një konsensus të plotë para miratimit të këtij dokumenti.

“Në këtë situata të brishtë, kur palët janë me qëndrime të kundërta, ftojmë për bashkëpunim ndër institucional dhe ndër partiak sepse një gabim i vogël mund të shkaktoj pakënaqësi të mëdha dhe mund të ketë skenarë të pa pranueshme për situatën e përgjithshme në Kosovës. Ftojmë faktorin vendas që të reflektojnë karshi kësaj teme, andaj bëjmë thirrje për unitet të plotë dhe bashkim të forcave politike”, thuhet në njoftim.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*