Lajme

Hillary Clinton hyn në histori

Hillary Clinton hyn në histori si e para grua që zgjidhet zyrtarisht si kandidate për presidente e një prej partive kryesore në Shtetet e Bashkuara.

Ajo e mori kandidimin zyrtarisht sot, kur u numëruan në sallën e Kuvendit Demokrat votat e delegateve të çdo shteti.

Hillary Clinton hyn në historiNë një shenjë uniteti, ish-rivali i saj Bernie Sanderskërkoi ndërprerjen e numërimit të mëtejshëm, pasi u kalua kufiri i nevojshëm prej 2383 votash nga delegatët dhe bëri thirrje që procedura e votimit të bëhej me zë.

Ajo do të përballet tani me kandidatit republikan për president Donald Trump, në zgjedhjet e nëntorit.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*