ShowBiz

Hilarry Duff mbështet çiftin Gomez-Bieber

Ka shumë që mund të kritikojnë faktin që Selena Gomez është kthyer me Justin Timberlake, mirëpo Hilary Duff kupton lidhjen e tyre plotësisht, shkruan Kosova.info.

Duff, 30 vjeçare, është shprehur se ajo e identifikon lidhjen e Gomez dhe Bieber me lidhjen e saj me të dashurin Matthew Koma. Ajo ka pohuar se dyshja janë ribashkuar sërish.

“Po shkon shumë mirë. Kjo është hera e tretë që ne jemi në lidhje. Momenti i duhur është gjithçka, hera e tretë është magjike”, ka thënë aktorja.

“Mendoj se kur ke histori dhe të kaluar me dikën dhe mbi të gjitha e do, dhe vetëm se herën e parë nuk ka funksionuar, ashtu as të dytën, gjithmonë ka shpresa se mund të funksionojë sërish një ditë”, ka shtuar tutje Duff.

Rikujtojmë që Duff dhe Koma ishin në lidhje për disa muaj para se të ndaheshin në muajin mars, dhe duket që nuk po bëjnë dot pa njëri tjetrin.

Në muajin shtator, Duff dha shenja jo të drejtpërdrejta, duke na bërë të kuptojmë që ajo dhe këngëtari e tekstshkruesei Koma janë bashkuar sërish

Duff është po ashtu nënë e një djali pesë vjeçar nga martesa e saj me ish-bashkëshortin, Mike Comrie. Ndërsa, para lidhjes me Koma, ajo ishte në lidhje me Ely Sandvik. /Kosova.info/

Komentoni