Lajme

Hetohet për nxjerrje sekreti hetimor gazetari investigativ Artan Hoxha

Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri po heton për nxjerrje sekreti hetimor gazetarin e njohur investigativ në Shqipëri Artan Hoxha.

Por krahas gazetarit Hoxha, kjo prokurori po heton për nxjerrje sekreti edhe katër personat që kanë marrë në pyetje pilotin italian që u rrëzua bashkë me avionin tip “Piper” paraditen e së enjtes në Ishëm të Durrësit, shkruan sot Koha Ditore.

Prokurori i çështjes, një efektiv i policisë dhe dy oficerë të policisë gjyqësore janë personat që po heton prokuroria për krime të rënda. Kjo, pas daljes së informacionit në media mbrëmjen e së enjtes.

Dyshimi është se lajmi ka dalë thuajse në kohë reale me dëshminë dhe kjo i është dhënë gazetarit Artan Hoxha.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*