ShowBiz

Hermesi përballë ish të fejuarës, Anxhela i përmend bionden

Hermesi dhe ish e fejuara e tij Anxhelina Lalaj janë gjendur përballë njëri-tjetrit. Anxhela ka qenë e ftuara e tij në rubrikën ‘Në çantën e…’ në emisionin Ditë e Re.

Ata i dhanë fund lidhjes së tyre vetëm 6 muaj më parë dhe ndarja e tyre u komentua gjerësisht në mediat rozë.

Përsa i përket jetës së saj private Anxhela ështe treguar mjaft diskrete. E pyetur nga Hermesi nëse është dikush që ka zënë tashmë vendin e tij, e gjendur përballë ish të fejuarit, ajo është shprehur se nuk ka dëshirë që të flasë për ketë temë.

Ndërsa vetë ‘Zogu i Tiranës’ është shprehur nuk është në një lidhje pasi e ka pasur të vështirë ndarjen nga fotomodelja dhe vazhdon të mbajë akoma foto e saj në telefon. Anxhela nga ana tjetër i ka kujtuar Hermesit diçka

Anxhelina Lalaj: Po ajo biondja tjetër ku është? Mezi prite të ndahesh nga mua dhe bëre foto në shtrat me tjetrën?

Hermes Nikaj: U mërzite ti zemër?

Anxhelina Lalaj: Pse thua që nuk ka? Që nuk është dikush tjetër me ty? Tregohu pak më i sinqertë

Hermes Nikaj: Jo realisht jam vetëm. Sa të kam dashur ty nuk besoj të dua asnjë femër tjetër dhe akoma je pika ime e dobët.

Anxhelina Lalaj: Pse u ndave nga ajo

Hermes Nikaj: Sepse e kisha akoma mendjen tek ty

Pavarësisht ndarjes të dy e kujtojnë njëri-tjetrin dhe vazhdojnë që të mbajnë foto e përbashkëta në telefon.

Komentoni