ShowBiz

Hekuran Krasniqi klipi me këngëtarin turk, zbulon detaje (Video)

Hekuran Krasniqi ka publikuar ditë më parë projektin muzikor.

“Eja ti, Haydi gel”, është kënga më e re e prizrenasit, i cili ka bashkëpunuar me këngëtarin turk Gökten Yüksel si dhe Astrit Shake e Drabuka Dj Juba.

Videoja mjaft e veçantë deri më tani është shikuar rreth 100 mijë herë në YouTube ndërsa është shumë ritmike dhe verore.

Për këtë klip ka folur në një intervistë për RTV Dukagjinin, Hekuran Krasniqi, i cili ka zbuluar detaje dhe si erdhi deri tek bashkëpunimi.

Krasniqi ndër të tjerash ka pohuar se para fansave do të sjell brenda këtij viti edhe tre kënga të reja.

Ndryshe, tekstin e këngës e ka shkruar dyshja Cengiz Beyoglu dhe Gokten Yuksel ndërsa muzikën dhe orkestrimin Hekuran Krasniqi.

Komentoni