Kosova

Hebibi i gatshëm ta drejtojë partinë e Kusari-Lilës, Dedës e Osmanit

Ismet Hebibi, personi që u bë i njohur përmes shpalljes së kandidaturës për president, ka thënë se është i gatshëm të drejtojë partinë që përflitet se do ta themelojnë Mimoza Kusari-Lila, Ilir Deda dhe Vjosa Osmani.

“Une pranoi te jem kryetar me mandat 4 vjeçare i kesaj partie te re.Nese nuk korrim fitore do te jap doreheqje pas mandatit te pare, dhe nuk kerkoi mandat te dyte. Nese kjo formulohet si rregull e pare per kryetarin- une pranoi te jem kryetari i pare. Partia pa kryetar(zot shtepie), shteti as ndermarrjet nuk funkcionojne!”, ka shkruar ai.

Ka kohë që bëhen lajme se kryetarja e Gjakovës, ish-deputeti i Vetëvendosjes dhe deputetja e LDK-së do të themelojnë parti të re, por akoma nuk ka diçka konkrete. 

Komentoni