Lajme

Haziri: Mospërmbyllja e speciales dhe e kufirit keqëson pozicionin e Kosovës

Vazhdojnë paralajmërimet e zyrtarëve të lartë të partive në pushtet që nëse Kosova nuk do e votojë demarkacionin me Malin e Zi, punët do t`i ketë keq.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri paralajmëron skenarë të dëmshëm për Kosovën, po qe se klasa politike nuk arrin unitet rreth vijëzimit kufitar me Malin e Zi…Sipas tij, zhvillimet në shtetet përreth nesh, do të ndikojnë që faktori ndërkombëtar mos ta ketë fokusin e mëparshëm për vendim tonë, e rrjedhimisht Kosova rrezikon të humbë një momentum jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ecur para në proceset integruese…

“Ajo çfarë po ndodhë përreth nesh duhet të na vetëdijësoi sepse edhe Turqia edhe Franca janë në gjendje të jashtëzakonshme si shtete dhe prioritetet edhe të fqinjëve tonë nuk lidhen ma me Kosovën, e as prioritet e miqve tonë më të mëdhenj nuk lidhen ma vetëm me Kosovën. Kosova është duke dalë gradualisht jashtë agjendës politike dhe duhet që të mos e rrezikojmë interesin ndërkombëtar për ta shtyrë Kosovën në integrime evropiane në këtë fazë, sepse e rrezikojmë dhe e humbim pastaj një momentum jashtëzakonisht të rëndësishëm, për të cilën gjenerata të tëra kanë luftuar dhe kanë punuar për këtë ditë të cilën ne mendojmë se duhet me ardhe…”, thotë ai.

Haziri më tutje paralajmëron rikthim të fuqishëm të faktorit ndërkombëtar, po qe se klasa jonë politike vazhdon me sjellje të tilla, sipas tij bllokuese për Kosovën…

“Proceset nuk mund të mbahen të mbyllura. Kosova me këtë sjellje është larg asaj që presim, larg aspiratave për tu integru, së paku me hy në partneritet me NATO, dhe me marrë një mekanizëm përshpejtues për integrime evropiane…Kështu që për ata që donë ta shohin vetën në pasqyre, le të shohin çfarë ndodhi në Tiranë e Shkup dhe natyrisht Prishtina nuk përjashtohet nga kjo..”.

Qëndrimet brenda Kuvendit i quan ekstreme, ndonëse shpreson që tryeza e 3 gushtit do të kontribuojë në përafrim qëndrimesh. Njëherësh Haziri e sheh të nevojshme që Kryesia e Kuvendit të thërret seancë me qëllim të përmbylljes së kësaj çështjeje…Sipas tij, sikurse përmbyllja e çështjes së demarkacionit ashtu edhe themelimi i Gjykatës Speciale janë të domosdoshme të përmbyllën, po qe se Kosova do të ecë para në proceset euro-integruese…

Paralajmëron mundësi të një goditjeje politike, si aksion politik nëse Kosova nuk i realizon detyrat e që ka para.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*