Lajme

Haziri: LDK nuk i frikësohet zgjedhjeve

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri shprehet kundër prishjes së kalendarit zgjedhor, por thotë se partia e tij nuk u frikësohet zgjedhjeve të parakohshme edhe nëse kërkohet që ato të mbahen “nesër”.

Madje në intervistën dhënën “Zërit” ai shprehet optimist se LDK-ja do të dalë partia e parë në zgjedhjet e ardhshme. Haziri thotë se do t’i kthehet LDK-së, por nuk do të rikandidojë për kryetar të Gjilanit.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se LDK-ja do të rikthehet fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme.

Ai në intervistën dhënë gazetës “Zëri” ka vlerësuar se partia e tij do të dalë e para, po qe se mbahen zgjedhjet e parakohshme, edhe pse ai thotë se nuk ka arsye për ta ndërruar kalendarin e zgjedhjeve.

“Hipotetikisht nëse ju më pyetët, përgjigjja ime është që LDK-ja nesër është e gatshme të hyjë në zgjedhje dhe të ballafaqohet me këtë platformë politike”, ka deklaruar ai.

I pari i Gjilanit më tutje ka thënë se përfundimisht nuk do të rikandidojë për kryetar të Gjilanit, e po ashtu thotë se nuk ka ambicie për kryetar të Lidhjes Demokratike e as të ekzekutivit kosovar.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*