Kosova

Haxhiu pret nga Kushtetuesja që të ndalojë abuzimin me paranë publike nga vendimi i Haradinajt

Deputetja e Vetëvendosjes, ka treguar se dje, ka pranuar nga Gjykata Kushtetuese, komentet e kryeministrit Ramush Haradinaj, në raport me lëndën që deputetët kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese, rreth vendimit të këtij të fundit për t’ia rritur pagën vetes dhe një pjese të stafit.

“Sot, dërgova argumentet tona shtesë si kundërpërgjigje ndaj komenteve të kryeministrit. Presim nga Gjykata Kushtetuese që sa më parë ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e vendimit të paligjshëm për rritjen e pagave dhe po ashtu që me vendimin e saj të ndalojë abuzimin me paranë publike”, ka thënë Haxhiu, pa dhënë më shumë detaje rreth përgjigjeve të Hardinajt dhe ato të cilat ia ka kthyer pas Kushtetueses.

Image

Komentoni