Ekonomi

Haxhiu: Komisioni nuk përkrahu asnjë nga amendamentet

Komisioni për zhvillim ekonomik nuk ka përkrahur asnjë nga shtatë amendamentet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu ka bërë të ditur deputetja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu përmes Facebook-ut.

Ajo ka thënë se pas votimit të parë të projektligjit për Trepçën, grupi parlamentar i VV-së  procedoi menjëherë 7 amendamente me qëllim që Trepça të shndërrohet në ndërmarrje publike dhe se çdo vendim për të, të merret nga Kuvendi dhe jo Qeveria.    

“Asnjëra prej këtyre amendamenteve nuk u përkrahen nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik, as nga deputetët e opozitës nga radhët e AAK e Nismës!”, ka njoftuar Haxhiu.

Ajo ka paralajmëruar se Vetëvendosje do të vazhdojë përpjekjet e saj në seancën e cila  është paralajmëruar të mbahet sonte.

“Është e pafalshme se çfarë po tentojnë të bëjnë kjo Qeveri dhe këta deputetë me Trepçën”, ka shkruar tutje Haxhiu.

Komentoni