Kosova

Haxhiu: Haradinaj ka ndryshuar qëndrim për “Zajednicen”, ndryshe nuk do ta votonte Lista Serbe

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj, ka ndryshuar qëndrimin për “Zajednicen” ndryshe nuk do të merrte votat e Listës Serbe.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “mbetet të shohim se çka tjetër i është premtuar Vuçiqit apo cilat janë kërkesat e Beogradit e që janë pranuar nga Haradinaj, Veseli e Thaçi”.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Është e vërtetë që Haradinaj ka ndryshuar qëndrim për “Zajednicen” ndryshe nuk do të merrte votat e Listës serbe. Mbetet të shohim se edhe çka tjetër i është premtuar Vuçiqit apo cilat janë kërkesat e Beogradit e që janë pranuar nga Haradinaj, Veseli e Thaçi.
Kur Haradinaj flet për demarkacionin e “Zajednicen”, gjithnjë ta mbajë në mend peticionin e mbi 200 mijë nënshkrimeve kundër këtyre dy projekteve të dëmshme! Këto marrëveshje të dëmshme nuk e kanë legjitimitetin popullor pra peticioni në çdo rrethanë mbetet valid!
Nëse Haradinaj për qëllime të ndryshme ka hequr nga mendja peticionin, një kopje e dërgojmë edhe te ai! 

Komentoni