Ekonomi

Hasani: Të inkurajohen investitorët francezë sidomos në fushën e Turizmit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim ambasadorin  e Francës, z. Joseph Giustiniani, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, znj. Lucie Adamski dhe znj. Magbule Gerxhaliu.

Ambasadori francez Giustiniani fillimisht i uroi ministrit Hasani marrjen e detyrës së re dhe shprehu qëndrimin e shtetit francez në vazhdimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Ministri Hasani e falënderoi ambasadorin Guistiniani për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të ministrisë që e drejton për të vazhduar bashkëpunimin e mëtutjeshëm, si dhe kërkoi nga ambasadori inkurajimin e investitorëve francezë sidomos në fushën e Turizmit, pasi që shteti ynë ka mundësi të mira në ofrimin e hapësirave turistike, siç është Kompleksi turistik Brezovica. /KI/

Komentoni