Lajme

Hasani: Marrëveshja për kodin telefonik e dëmshme për vendin

Anëtari i kryesisë së Nisma për Kosovën, Bajram Hasani, e ka kundërshtuar marrëveshjen për kodin e ri telefonik të Kosovës. Hasani ka thënë se nuk do të duhej që një palë e tretë në këtë rast Austria, të aplikonte tek Organizata Ndërkombëtare e Telekomunikacionit (ITU) për kodin telefonik të Kosovës. 

“Nisma është kundër kësaj marrëveshjeje duke e ditur se është kushtëzuar që një shtet i tretë, në këtë rast Austria të aplikojë për këtë kod që i bie se Kosova vetëm do ta shfrytëzojë kurse Serbia do të jetë pronare. Duke e ditur rëndësinë e kodit telefonik kërkojmë nga delegacioni jonë që të jetë këmbëngulës në drejtimin që Serbia të heq dorës nga bllokimi i anëtarësimit të Kosovës me të drejta të plota në ITU”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, një kod të tillë Kosova mund ta kishte para dhjetë viteve me ndërmjetësimin e Shqipërisë. “Një kod të tillë siç po bëhet tash, Kosova mund ta kishte para 7 ose 10 vitesh një kod regjional dhe mund të ndërmjetësonte Shqipëria”, ka theksuar Hasani.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*