Lajme

Hasani: Gjobat më të mëdha parashihen për tejkalim të shpejtësisë

Nesër hyn në fuqi ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor. Ky ligj parasheh dënime të ashpra për ngasësit e automjeteve, por edhe për këmbësorët që shkelin rregullat e trafikut.

Në Ministrinë e Infrastrukturës presin që ligji i ri të japë efektet e tij në parandalimin e rritjes së numrit të aksidenteve.

“Gjobat më të mëdha parashihen për tejkalim të shpejtësisë brenda zonave të banuara – prej 300 deri në 900 euro”, ka thënë për RTK-në, Habib Hasani nga Ministria e Infrastrukturës.

“Të gjitha gjobat të cilat do të paguhen brenda tetë ditësh nga data e shkaktimit të kundërvajtjes, do të kenë zbritje prej 50 për qind”, ka bërë të ditur Hasani, për RTK.

Nga nesër dënime të ashpra

Nga nesër hynë në fuqi ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili parasheh gjoba të ashpra si për shoferët ashtu edhe për këmbësorët që thyejnë rregullat e komunikacionit.

Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme përkatësisht anulimi i patentë shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, Kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit etj.

Në ministrinë presin që ligji të kontribuojë në parandalimin e aksidenteve. Përfaqësues të kësaj ministrie kanë thënë se nëse dënimet paguhen 6 ditë, atëherë do të kenë 50 përqind zbritje.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*