Kosova

Haradinaj: Zhbërja e Speciales është e drejtë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është pajisur me pasaportë të Republikës së Shqipërisë.

Kjo ka ndodhur pasi presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me dekretin nr.10152, në prill të vitit të kaluar, ia ka dhënë nënshtetësinë shqiptare kryeministrit të Kosovës dhe lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, dhe bashkëshortes së tij, Anita Haradinaj, shkruan Koha Ditore.

Dhënia e pasaportës shqiptare bëhet në një kohë kur Haradinajt është raportuar se i është refuzuar viza nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë.

Megjithatë, kryeministri i Kosovës teksa e ka quajtur një lajm të mirë pajisjen e tij me pasaportë shqiptare, ka hedhur poshtë lajmet e mediave të Kosovës për refuzimin e vizës që i është bërë atij nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

Komentoni