Kosova

Haradinaj zbutet për Asociacionin

E paqartë mbetet rruga që do ta ndjekë kryeministri Ramush Haradinaj sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Në kabinetin e shefit të Qeverisë kanë thënë se aktualisht fokusi është në temat e tjera, por që Asociacioni, sipas tyre, do të themelohet në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Pakënaqësi të shumta që quan edhe në protesta të dhunshme kishin ardhur si rezultat i Marrëveshjes për Asociacion dhe Marrëveshjes tjetër për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Opozita e kaluar, pjesë e së cilës ishte edhe Ramush Haradinaj, përmes një mocioni kishte kërkuar anulimin e Marrëveshjes së gushtit të vitit 2015 dhe kthimin e procesit në pikën zero, si e vetmja mënyrë për të shmangur rrezikun nga krijimi i një pushteti të mesëm në Kosovë.

Ish-kryeministri Mustafa pati refuzuar ta hedhë poshtë Marrëveshjen duke premtuar se “frymën” e Kushtetutës do ta kthente në Statutin e Asociacionit. As pasardhësi i Mustafës në krye të Qeverisë nuk ka treguar nëse do ta anulojë Marrëveshjen e para dy vjetëve, për të cilën Gjykata Kushtetuese pati konstatuar 23 shkelje.

 

Komentoni