Lajme

Haradinaj: Vendimet e drejta të na bashkojnë edhe për asociacionin

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se votimi i Ligjit të Trepçës, është dëshmi se përkundër dallimeve që pozita dhe opozita kanë pasur, në fund kanë marr vendimet të drejta i bashkojnë dy taborët.

Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se shpreson që vendimet e drejta, të bashkojnë edhe në rastin e demarkacionit dhe të asociacionit, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i Ramush Haradinajt në Facebook:

“Votimi i Ligjit të Trepçës, është një dëshmi se megjithë dallimet që i kemi, vendimet e drejta na bashkojnë. Interesi për shtetin dhe qytetarin, është mbi secilin prej nesh. Ligji i miratuar sot, tash kërkon zbatim të shpejt dhe pa asnjë devijim të tij. Është interes jetik i Kosovës që të fillojë rimëkmbja ekonomike dhe ligji i miratuar mbrëmë është një ogur i mirë!

Shpresoj që vendimet e drejta, të na bashkojnë edhe në rastin e Demarkacionit dhe të Asociacionit!”, shkruan Haradinaj.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*