Kosova

Haradinaj: S’kam ndryshuar qëndrim për demarkacionin

Kundërshtimi i kryeministrit, Ramush Haradinaj, karshi marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nuk ka ndryshuar.

Ai edhe më tutje nuk i beson marrëveshjes së kaluar.

“Nëse duam të gjejmë të vërtetën nuk guxojmë të bëjmë hajgare. E di cila është e vërteta, ajo e vërtetë që beson Shpejtim Bulliqi, Zejnullah Gruda, Florim Isufi, dhe të gjithë ata, të gjithë ne në Kosovë që e dimë se ku është kufiri, unë e di që është në kullë të Zhlepit dhe në qafë të Çakorrit e në maja të larta por nuk është kjo vetëm të bëjmë improvizim. Për atë ekziston edhe komisioni”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj në Rubikon të KTV-së ka bërë të ditur se puna e komisionit po vazhdon me dinamikë dhe nuk do të vonojë shumë që të dalë e vërteta.

Komentoni