Lajme

Haradinaj: Qeveria s’e ka prioritet transformimin e FSK-së

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Qeveria aktuale nuk e ka prioritet transformimin e FSK-së. 

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” për numrin e nesërm, Haradinaj ka theksuar se FSK-ja është në misionin ushtarak dhe kapacitetet e saj janë pothuajse ushtarake, por mungon edhe një transformim ligjor në mënyrë që ta marrë misionin e ri, garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Haradinaj në këtë intervistë bëhet me dije se ka reaguar edhe për arrestimin e drejtorit të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Ai ka thënë se ishte një pajtim i përbashkët i deputetëve të komisionit që drejton, se arrestimi i oficerit Thaçi duket më shumë veprim politik sesa juridik.

Në këtë drejtim, ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’ia bëjë me dije Brukselit dhe Serbisë, se nuk mund të vazhdohet në këtë formë.

“Nuk ka dialog konstruktiv përderisa Serbia arreston zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*