Lajme

Haradinaj: Politikën rugoviane të kultivuar për 20 vjet, dikush e bëri pazar për një natë

Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka filluar një bashkëbisedim me qytetarët në Prishtinë, lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Haradinaj ka thënë se askund nuk ekziston një hartë e cila thotë që kufiri me Malin e Zi është në Kuqishtë, por këtë e ka thënë vetëm Murat Meha.

Në këtë takim kryetari Haradinaj ka thënë se si opozitë ndodhemi para dy sfidave të mëdha, siç është “Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi. Sipas tij, nga viti 1946 është vendos një kufi për Kosovën.

Haradinaj në bashkëbisedim me qytetarët prishtinas ka thënë se probleme tjera të Kosovës janë ushtria dhe korrupsioni. Kurse, sa i përket Trepçës, ai tha se Qeveria ka treguar se nuk vizion për ta rregulluar këtë çështje.

I pyetur nga Bardh Maliqi për liberalizim të vizave, Haradinaj tha se arsyeja kryesore për këtë ngecje të vizave është Qeveria e Kosovës.

Haradinaj është pyetur edhe për LDK. Ai ka thënë se politikën rugoviane të kultivuar për 20 vjet, dikush e bëri pazar për një natë. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*