Kosova

Haradinaj për demarkacionin: Nuk tërhiqem si Isa Mustafa

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka treguar qëndrimin për demarkacionin. Ai ka thënë se ai e ka sjellë në Kuvend dhe ju takon deputetëve të vendosin për të.

Por, Haradinaj ka thënë se ai nuk do të veprojë sikur ish-kryeministri Mustafa.

“Unë e kam pru në Kuvend dhe ma nuk e tërhjeki si Isa Mustafa,  ju takon deputetëve të vendosin”, ka thënë Hardinaj.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se me punën e komisionit ka bërë një të mirë pasi tashmë deputet nuk kanë dilema

Këto komente ai i ka thënë pas replikës që pati me deputetin e LDK-së, Kujtim Shala i cili i tha se për demarkacionin do të votojë ashtu siç voton kryeministri dhe deputetët e partisë së tij.

Komentoni