Kosova

Haradinaj: Partneriteti i ngushtë i Kosovës me ShBA-në do të thellohet edhe më tej

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Presidentin e Bechtel-it David Welch, i cili e ka përgëzuar kryeministrin për përgjegjësitë e reja.

Kryeministri Haradinaj e ka falënderuar Welch-in për punën e deritashme që ka bërë Bechtel në Kosovë si dhe ka diskutuar për projektet potenciale mes kompanisë Bechtel dhe Kosovës në të ardhmen, për të siguruar një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit.

Kryeministri ka thënë se partneriteti i ngushtë i Kosovës me ShBA-në do të thellohet edhe më tej. /KI/

Komentoni