Kosova

Haradinaj: Njëqind herë me u rrezua, prapë ngritëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me deklaratat e ndryshme të deputetëve për Demarkacionin.

Ai ka thënë se ka besuar dhe beson se Marrëveshja për Demarkacionin ka qenë e gabuar.

Kështu, ai ka lutur që të zgjedhin mirë fjalët që flasin, duke shtuar se për temat e atdheut, ai do të jetë gjithmonë aty.

“Me marr macen e me gju prapë në këmbë bie, por plot janë këtu që nëse rrëzoheni nuk qoheni më në këmbë.  Edhe politikisht, edhe me zgjedhje, edhe mu rrezua edhe mu qu, për tema t ‘atdheut mane men, këtu më keni gjithë. Për që mendon dikush se ma devijon rrugën për tema të atdheut gaboni”, tha Haradinaj.

Komentoni