Ekonomi

Haradinaj mirëpriti idetë dhe propozimet nga General Electrics

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësues nga kompania e njohur amerikane General Electrics (GE), të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm për Evropën Juglindore, Gaetano Massara.

Në takim është diskutuar për mundësinë e ndërlidhjes së iniciativave të biznesit në Kosovës me sektorin e energjisë.

Pas një prezantimi dhe propozimeve të bëra nga GE për sektorin e energjisë, kryeministri Haradinaj mirëpriti idetë dhe propozimet, duke thënë se në veprimet e  mëtejshme do të sigurohet një sistem më i mirë i energjisë për të gjithë qytetarët. /KI/

Komentoni