Kosova

Haradinaj-ministrave: Shkoni në Kuvend, më mirë të jeni atje se këtu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka kërkuar nga ministrat që të marrin pjesë në vazhdimin e seancës së Kuvendit ku do të diskutohet për buxhetin e vitit 2018.

“Është mirë që të jeni në Kuvend, që të debatoni për buxhet. Është mirë të jeni në seancë. Ju lus sepse është mirë që ministrat të jenë, sidomos kur diskutohet buxheti dhe flasin deputetët”, tha ai.

Në ndërkohë, Kuvendi edhe sot do të vazhdojë seancën plenare ku në rend të ditës është Projektligji për Buxhetin e vitit 2018. /rtk/

Komentoni