Kosova

Haradinaj: Mbështetje afirmimit të mëtejshëm të vlerave të malazezëve të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pritit në takim Kryetarin e Shoqatës së malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet shqiptarëve dhe malazezëve si dhe marrëdhëniet ndërmjet dyja shteteve, Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

Kryeministri Haradinaj dhe kryetari i Shoqatës së malazezëve të Kosovës Vujiçiq kanë biseduar për nevojën e avancimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dyja vendeve.

Slobodan Vujiçiq ka riinicuar idenë e zbatimit të strategjisë për integrimin dhe afirmimin e malazezëve në Kosovë.

Gjithashtu u theksua nevoja për hapjen e një qendre për malazezët që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj i dha mbështetje afirmimit të mëtejshëm të vlerave të popullit malazezë që jeton në Kosovë. /.Kosova.info/

Komentoni