Lajme

Haradinaj-Limaj: Qeveria të reflektojë për Demarkacionin

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në një konferencë për media, thanë se janë të gatshëm të ulën në një tryezë me kryeministrin Isa Mustafa për çështjen e Demarkacionit, por thanë se së pari duhet të reflektojë Qeveria lidhur me këtë çështje.

Haradinaj i pyetur nga gazetarët lidhur me takimin e paralajmëruar nga kryeministri Mustafa për çështjen e Demarkacionit me liderët opozitarë tha se “çdo herë kemi qenë të gatshëm për bisedime, por qeveria duhet së pari të reflektojë”.

Ai tha se opozita e ka shpëtuar Kosovën nga dy rreziqe jetëgjata për Kosovën, atë për Demarkacionin dhe Asociacionin. /rtk/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*