Kosova

Haradinaj-Kusarit: Unë nuk di me vallëzu si ti para Gadafit!

Vazhdojnë përplasjet mes Kryeministrit dhe grupit Parlamentar të LDK’së. E fundit është ajo mes deputetes Mimoza Kusari dhe shefit të ekzekutivtit. Ai ia përkujtoi Kusarit një vizitë të delegacionit të Kosovës te ish-diktatori i Libisë Gadaffi.

Kryeministri Haradinaj tha se po kritikohet nga një ish-Ministre e Tregtisë që s’ka bërë asgjë dhe një kryetare të komunës, të cilin e ka lënë tre muaj para përfundimit të mandatit vetëm për të ruajtur postin e deputetes.

Më pas ka reaguar Kusari e cila i tregoi sukseset që ajo tha se i ka arritur gjatë kohës kur ishte pjesë e Qeverisë.

E, Haradinaj i tha se ajo do të njihet për vallëzimin para Gadafit, e për këtë vetë ai nuk do të njihet.

“Unë nuk di të kërcej para Gadafit, por di të punoj në vendin tem. Unë nuk di me shku aq larg. Në vallëzim atë kualitet se kam, besom, por di me i respektu miqtë dhe i respektojë”, ka thënë Haradinaj.

“E keni ulë dinjitetin e karriges që mbani”, ishte përgjigjja e Kusarit më pas.

Komentoni