Kosova

Haradinaj: Kosova po kthehet në binarët e vet qeverisës

​Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në javën që vjen do t’ia paraqesin Kuvendit të Kosovës, programin qeverisës.

Haradinaj këto komente i bëri gjatë takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ku tha se do ta fillojnë një praktikë të takimeve të rregullta për t’i raportuar Presidentit për zhvillime qeverisëse në vend.

Kurse, Presidenti Thaçi ka thënë se kanë diskutuar për vazhdimin e reformave demokratike për shtetin e ri.

“Duke e uruar Haradinaj në të njëjtën kohë ndajmë përgjegjësinë institucionale për prioritetet. Themelimi i Kuvendit dhe Qeverisë është i rëndësishëm pa ndërhyrje dhe presion nga ndërkombëtaret, kjo është një kulturë e re politike”, tha ai.

Komentoni