Kosova

Haradinaj kërkon mbështetje për vendin nga Mike Jackson

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim komandantin e parë të KFOR-it, Mike Jackson, me të cilin ka biseduar për gjendjen aktuale në vend.

Lexoni postimin e plotë të Haradinaj në Facebook:

Pata kënaqësinë ta takoj Gjeneralin Mike Jackson, Komandantin e parë të KFOR-it dhe mikun tim të hershëm. I shpreha mirënjohjen për shërbimin e tij në Kosovë, angazhimin e të pandalshëm në çështjen e Kosovës dhe promovimin e shtetit tonë të ri.

Bisedova me Gjeneralin Jackson për vështirësitë e shumta që ka Kosova dhe i shpreha përkushtimin tim që të kalojmë edhe këtë fazë të rëndë, ashtu sikurse kemi kaluar situata edhe më të rënda më parë.

Po ashtu, kërkova mbështetjen e vazhdueshme të Londrës dhe miqve perëndimorë për të konsoliduar shtetin dhe demokracinë në Kosovë, duke qenë i bindur se përmbyllja e çështjeve të hapura në Kosovë dhe në Ballkan do të kontribuonte në sigurinë rajonale, zhvillim, demokratizim dhe integrime euro-atlantike.

Komentoni