Kosova

Haradinaj i bindur në bashkëpunim të mirë me të gjithë kryetarët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur në bashkëpunimin e mirë që qeveria qendrore do ta ketë me të gjithë kryetarët e komunave, njofton Klan Kosova.

“Jam i bindur që do të kemi bashkëpunim të mirë me të gjithë kryetarët”, tha ai.

Ai I përgëzoi të gjithë qytetarët, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, komisionet komunale dhe gjithë mekanizmat e tjerë që kanë ndihmuar në përcjelljen e këtyre zgjedhjeve, përfshirë edhe mediat dhe OJQ-të, si dhe mekanizmat e sigurisë.

Haradinaj tha se këto zgjedhje vërtetë e dëshmojnë që Kosova është demokraci premtuese., dhe se Kosova premton standard të demokracisë që e bën atë pjesë të familjes evropiane, dhe ia jep vendin e merituar në këtë familje.

Ai foli edhe për performancën e partisë së tij, AAK-së, dhe pohoi se ata kanë gjithsej tetë komuna.

Komentoni