Lajme

Haradinaj e quan nder të veçantë kandidimin e Vllahiut për të parin e Prishtinës

Kandidati për kryeministër, njëherësh kreu i AAK’së Ramush Haradinaj në zyrtarizimin e kandidaturës së Arbër Vllahiut për kryetar të Prishtinës ka thënë se është një moment i veç dhe se është një nder për AAK-në por edhe për kryeqytetin kandidimi i Vllahiut.

“Arbëri unfikon vlera të një udhëheqësi dhe besoj se çdo qytetar i Prishtinës tek ai do ta gjente kryetarin e vet”.

Ndërkaq, Arbër Vllahiu e ka falënderuar Haradinajn për besimin e dhënë, derisa ka shtuar se me Haradinajn kryeministër do ta ndryshojnë Prishtinën.

Sipas Vllahiut ka ardhur koha që mundësitë e humbur të Prishtinës t’i kthejnë. “Ka ardhur koha që Prishtinën e përbuzur ta kthejmë në kryeqytet me vlerat e saj.”

 

1 Comment on Haradinaj e quan nder të veçantë kandidimin e Vllahiut për të parin e Prishtinës

  1. Eshte dite qe ti per naj premtim ki shku ne AAK, por kot e ki se shanca ski ti me fitu

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*