Kosova

Haradinaj: E meritojmë të anëtarësohemi sa më shpejtë në NATO

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj deklaroi se shpresojnë se deri në vitin 2020 Kosova të anëtarësohet në NATO.

Ne e shohim rolin e NATO-s në parandalimin e luftës dhe ekstremizmit, të ndihmojë sigurinë dhe paqen në botë.

Haradinaj foli edhe për dialogun e Kosovës me Serbinë, ku deklaroi se ky proces duhet të vazhdojë në mënyrë që të kemi fqinjësi të mirë.

Haradinaj këto komente i bëri sot në Prishtinë ku po mbahet konferenca rajonale e sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat rajonale në epokën e sfidave të sigurisë globale”.

Në konferencë të pranishëm janë drejtuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s, të shteteve të rajonit dhe personalitete të tjera të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë.

Komentoni