Kosova

Haradinaj e Markoviq optimistë për demarkacionin, nuk zbulojnë bisedën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq, janë shprehur optimistë për gjendjen e një zgjidhjeje për çështjen e demarkacionit.

Edhe pse nuk treguan se çfarë kanë biseduar në takimin e sotëm, dy liderët kanë thënë se dëshirojnë që kjo çështje të ketë një zgjidhje të mirë përfundimtare.

“Kemi folur edhe për demarkacionin. E dini qëndrimin e Malit të Zi. E dimë edhe ne qëndrimin e Kosovës për demarkacionin. Mali i Zi si fqinj i mirë i Kosovës dëshiron që kjo marrëveshje të zgjidhet ashtu siç është nënshkruar dhe në këtë plan do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhje më të mirë”, ka thënë Markoviq.

“E kemi biseduar. Ekziston një vullnet i mirë për të gjetur një dalje nga gjendja ku jemi. Jam me shpresë se do të gjendet idealja për këtë gjendje”, ka shtuar Haradinaj.

Ata nuk kanë treguar ndonjë datë kur do të mund të mbyllet kjo çështje, teksa kanë konfirmuar dialog të mëtejmë.

“Ne jemi politikanë të përgjegjshëm. Jemi për të gjetur zgjidhje. Biseda ishte për dialog të pandërprerë, për dalje nga kjo situatë”, ka thënë Markoviq.

Komentoni