Kosova

Haradinaj: Demarkacioni e Asociacioni dy gabimet të mëdha të qeverisë

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave serbe ,në versionin aktual ,janë dy gabime që asnjë qeveri nuk do të mund t’i përmirësonte asnjëherë.

Prandaj jemi detyruar të sillemi në mënyrat që as vet nuk i kemi dëshiruar.

Kështu ka deklaruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, derisa ka folur para qytetarëve në Deçan, në kuadër të serisë së bashkëbisedimit që ka nisur me qytetarët nëpër komunat e Kosovës mbi zhvillimet e fundit në vend.

Haradinaj ndërkaq kërkoi nga deçanasit që të lobojnë më shumë edhe me deputetë tjerë nga radhët e mazhorancës që në asnjë mënyrë të mos e votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi në versionin aktual .

E banorët e Deçanit u shprehën të vendosur në mbrojtjen e tokave të tyre siç than ata.

Komentoni