Lajme

Haradinaj debaton me qytetarët për çështjet e vendit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar qytetarët e Gjakovës dhe Junikut. Ai ka thënë se me ta ka biseduar për disa çështje, përfshirë bisedimet me Serbinë, Ligjin për Trepçën, transformimin e FSK-së në ushtri, si dhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Lexoni statusin e plotë të Haradinajt:

Me bashkëbisedimin në Gjakovë dhe në Junik, e përmbyllëm ciklin e debateve me qytetarë, ku folëm shtruar dhe më hapur se asnjëherë më parë.

Nga shumë çështje që i diskutuam këta dy muaj, pos Demarkacionit dhe Asociacionit, të cilat kanë marrë një Jo të madhe popullore, po i veçoj edhe disa detyra me prioritet:

1. Eshte koha e fundit qe ne luften kunder korrupsionit e krimit, te kalohet nga deklaratat ne veprime konkrete. Ata qe jane korruptu duhet te têrhiqen dhe te perballen me ligjin.

2. Bisedimet me Serbine, keshtu sic jane, duhet me u ndale se s’jemi tuj ia u pa hajrin. Ma keq jemi sot me Serbine se sa para bisedimeve.

3. Ligji per Trepcen, duhet të zbatohet urgjentisht e pa asnjë kompromis, ne menyre qe me Trepçen te nis ringjallja ekonomike.

4. Transformimi i FSK-se ne ushtri, eshte e drejt jona. Askush nuk ka mandat as me e shty e as me e pengu.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*